Aufsatz(elektronisch)25. Oktober 2023

KONFLIKTI SHQIPTARO-SOVJETIK NË OPTIKËN E FQINJËVE TË SHQIPËRISË

In: Studime historike, Heft 1-2

Verfügbarkeit an Ihrem Standort wird überprüft

Abstract

Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike filluan të ndryshojnë pas vdekjes së Stalinit, ndërsa pas Kongresit XX të PKBS u shtuan mosmarrëveshjet, të cilat u shoqëruan me acarime, që arritën kulmin me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në dhjetor 1961. Pavarësisht nga një lloj konformizmi sipërfaqësor me politikën e Hrushovit, udhëheqja komuniste e Shqipërisë ishte e pakënaqur nga vendimet kryesore të Kongresit XX. Politika e Hrushovit duke pasur në qendër të saj, luftën kundër kultit të individit, ngarkonte me faj edhe stalinistët e tjerë, duke përfshirë edhe Enver Hoxhën e Mehmet Shehun-dy liderët kryesorë të udhëheqjes shqiptare. Rreziku i ndryshimit të udhëheqjes së lartë të Shqipërisë mund të binte sidomos mbi kreun e saj, Enver Hoxhën. Në këtë mënyrë, përveç arsyeve të tjera, vendimet e Kongresit XX të PKBS, kishin një motiv të fortë personal për t'u kundërshtuar nga Enver Hoxha-frikën e largimit të tij të detyruar nga udhëheqja e PPSH. Një arsye tjetër ishte edhe politika e afrimit të BRSS me Jugosllavinë dhe e rishikimit të marrëdhënieve me Titon, duke parë në perspektivë mundësinë e rikthimit të saj, në bllokun e vendeve komuniste. Kjo politikë do të rëndonte mbi Enver Hoxhën dhe udhëheqjen e lartë të Shqipërisë, e cila kishte qenë në vijën e parë të kundërshtimit ndaj tij, pas vitit 1948.

Problem melden

Wenn Sie Probleme mit dem Zugriff auf einen gefundenen Titel haben, können Sie sich über dieses Formular gern an uns wenden. Schreiben Sie uns hierüber auch gern, wenn Ihnen Fehler in der Titelanzeige aufgefallen sind.