Aufsatz(elektronisch)12. Oktober 2023

Përpjekjet e qeverisë shqiptare për të arritur industrializimin e vendit me anë të veprave të fundit madhore nga Kina në Shqipëri 1966-1973

In: Studime historike, Heft 1-2

Verfügbarkeit an Ihrem Standort wird überprüft

Abstract

Industrializimi si proces i ka kushtuar jashtëzakonisht shumё njerёzimit. Nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё, Republika Popullore e Shqipёrisё, veçanёrisht nё gjysmёn e dytё tё viteve '60 deri nё gjysmёn e parё tё viteve '70 filloi njё proces tё ethshёm shpenzimesh marramendёse ekonomike pёr tё arritur industria-lizimin e vendit edhe pse nuk kishte patur asnjё lloj eksperience nё kёtё fushё. Artikulli i mёposhtёm pёrpiqet tё tregojё pёrpjekjet e ethshme tё shtetit komunist shqiptar pёr tё marrё sa mё shumё kredi dhe ndihma nga Republika Popullore e Kinёs nё mёnyrё qё tё arrihej brenda njё kohe tё shkurtёr procesi i industrializimit tё vendit. Artikulli ёshtё mbёshtetur nё metodologjinё kёrkimore-shkencore ku shumica e tё dhёnave i paraqiten pёr herё tё parё publikut tё interesuar pёr kёtё temё. Gjithashtu, ndёrthurja e dokumenteve arkivore me literaturёn ndёrkombёtare sjell njё qasje origjinale krahasuese tё subjektit shkencor tё paraqitur nё kёtё artikull. Artikulli shpjegon arsyet se pёrse Shqipёria e kishte tё pamundur tё industrializohej nё njё kohё kaq tё shkurtër, siç e kёrkonte udhёheqja komuniste shqiptare dhe nё fund jepen arsyet e dёshtimit industrial tё Shqipёrisё me gjithё kreditё dhe ndihmat kolosale tё ardhura nga Republika Popullore e Kinёs.

Problem melden

Wenn Sie Probleme mit dem Zugriff auf einen gefundenen Titel haben, können Sie sich über dieses Formular gern an uns wenden. Schreiben Sie uns hierüber auch gern, wenn Ihnen Fehler in der Titelanzeige aufgefallen sind.