Article(electronic)October 20, 2023

ROLI I DIPLOMACISË EVROPIANE PAS VITIT 1991 NË ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS

In: Studime historike, Issue 1-2

Checking availability at your location

Abstract

Diplomacia Evropiane ishte në pozitë dominuese pas humbjes së ndikimit sovjetik në shtetet e Evropës Lindore. Kriza Jugosllave ishte sfida e parë për Komunitetin Evropian, i cili nuk arriti të ndalonte konfliktin në hapësirat e ish Jugosllavisë. Diplomacia evropiane nuk u tregua e vendosur në qëndrimet fillestare të krizës jugosllave duke bërë përpjekje për të ruajtur Federatën Jugosllave, në një kohë kur kjo ishte e pamundur për shkak të ardhjes në pushtet të liderëve qe kërkonin pavarësi nga Federata Jugosllave.Përpjekjet e diplomatëve evropianë në Konferencën e Londrës, të Hagës dhe pastaj në vazhdim në atë të Gjenevës, nuk arritën që të ndalnin shtrirjen e konfliktit drejt Kosovës, aty ku paqja u vendos vetëm atëherë kur diplomacia u kombinua me forcën ajrore të NATO-s.

Publisher

Instituti i Historise

DOI

10.61773/qa6g6h71

Report Issue

If you have problems with the access to a found title, you can use this form to contact us. You can also use this form to write to us if you have noticed any errors in the title display.