Aufsatz(elektronisch)9. Februar 2024

KREDITЁ SOVJETIKE AKORDUAR SHQIPЁRISЁ NЁ PERIUDHЁN 1945-1960 (Pjesa e dytё)

In: Studime historike, Heft 2

Verfügbarkeit an Ihrem Standort wird überprüft

Abstract

Pjesa e dytё e artikullit "Kreditё sovjetike akorduar Shqipёrisё nё periudhёn 1945-1960", pёrqendrohet mё sё shumti te pasojat qё pati nё politikёn ekonomike dhe tё jashtme tё shtetit shqiptar nё vitin 1960. Nё kёtё hark kohor tё shkurtёr, politika e Enver Hoxhёs dhe e klikёs sё tij, duke ndier presionin e madh ekonomik nё tё cilin e kishte vendosur udhёheqja sovjetike veçanёrisht nё gjysmёn e parё tё vitit 1960, detyroi liderin komunist shqiptar tё shihte me pёrparёsi absolute marrёdhёniet e vёshtira qё po kalonin dy shtetet gjigante tё komunizmit botëror: Bashkimi Sovjetik dhe Republika Popullore e Kinёs. Do tё ishte nё fakt kjo pёrplasje ndёrmjet kёtyre shteteve pёr supremaci nё Kampin Socialist dhe nё marrёdhёniet ndёrkombёtare, qё do tё jetё "varka e shpёtimit" për pushtetin e Enver Hoxhёs. Ai pati vёrtet fatin e madh t'i mbijetonte presionit ekonomik dhe rrjedhimisht politik tё Bashkimit Sovjetik vetёm falё çarjes sё fortё nё marrёdhёniet sovjeto-kineze. Nё kёtё pjesё tё dytё tё artikullit, bazuar nё dokumente autentike arkivore shqiptare tё cilat kanё qenё tё paaksesueshme pёr njё kohё tё gjatё, u paraqiten studiuesve dhe jo vetёm, tё dhёna tё paimagjinueshme dhe u jepen pёrgjigje shumё dilemave se si shpёtoi pa i hyrё "gjemb nё kёmbё" Enver Hoxhёs nga pёrplasja qё ai pati me liderin sovjetik Nikita Hrushov dhe me tё gjithё Kampin Socialist, i cili u rreshtua nё krah tё Bashkimit Sovjetik nё konfrontimin e kёtij të fundit me Kinёn. Artikulli ёshtё historiko-analitik, ku i bёhet njё analizё e plotё situatёs ekonomike tё Shqipёrisё dhe jepen arsyet e mbijetesёs sё saj ekonomike e rrjedhimisht politike nё kёtё fazё tё Luftёs sё Ftohtё.

Problem melden

Wenn Sie Probleme mit dem Zugriff auf einen gefundenen Titel haben, können Sie sich über dieses Formular gern an uns wenden. Schreiben Sie uns hierüber auch gern, wenn Ihnen Fehler in der Titelanzeige aufgefallen sind.