LUFTA ÇLIRIMTARE E VLORËS DHE EQREM BEJ VLORA ME FAIK KONICËN
In: Studime historike, Issue 3-4
Dihet se Lufta e Vlorës është zhvilluar në verën e vitit 1920 kundërforcave pushtuese italiane. Atëherë, kishin kaluar gati 6 vjet nga dhjetori i1914-ës, kur trupat italiane ishin vendosur në krahinën e Vlorës. Kishinkaluar po ashtu dy vjet nga mbarimi i Luftës I Botërore dhe rreziku për tëardhmen e krahinës së Vlorës dhe bashkë me të rreziku për të ardhmenpolitike të mbarë Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran, po bëhej gjithnjëe më kërcënues nga lakmitë e vendeve fqinj, fituese të Luftës. Në radhë tëparë kërcënoheshin nga pretendimet e qeverisë së Romës që këmbëngultenë vendosjen e krahinës së Vlorës nën sovranitetin e Italisë dhe shkeljen epavarësisë kombëtare të shtetit shqiptar duke e vendosur këtë shtet nënmandatin kolonial të Italisë. Në rrethanat kur këto mëtime kishinmbështetjen e Fuqive të tjera të Mëdha fituese të Luftës Botërore, dhe kurkishin dështuar përpjekjet e palës shqiptare për zgjidhjen me rrugëkompromisi të konfliktit me pushtuesit italianë, për forcat atdhetareshqiptare e vetmja zgjidhje për mbrojtjen e vendit mbeti lufta e armatosur.