Suchergebnisse
Filter
16 Ergebnisse
Sortierung:
REFORMA ARSIMORE E VITIT 1933: MBYLLJA E SHKOLLAVE PRIVATE DHE ACARIMI I RAPORTEVE ME KLERIN KATOLIK DHE VATIKANIN
In: Studime historike, Heft 3-4
Një konflikt i ri mes qeverisë shqiptare, klerit katolik dhe Vatikanitfilloi kur Mbreti Zog mori një varg masash, të cilat, ripohonin linjën epavarësisë dhe ishin në të njëjtën kohë një kundërvënie ndaj diktatititalian. Në shtypin e kohës shpërtheu një fushatë kundër shkollaveprivate, duke kërkuar që ato të organizoheshin dhe të drejtoheshin vetëmnga shteti. Sipas këtyre shkrimeve shkolla e shtetit duhej të ishte e vetmjavatër e formimit të njëtrajtshëm kombëtar të brezave, ku do të qëndroninpranë e pranë fëmijë të të gjithë shtresave dhe besimeve. Ndërsa shkollate huaja shikoheshin si përçuese të influencave të shteteve fqinjë dhe sinjë rrezik për unitetin kombëtar. Sipas një raporti të hartuar nga Ministriae Arsimit konsekuenca e kësaj gjendjeje tek këto shkolla dalëngadalëishte veshur me një autoritet të pavarur me të cilin justifikoheshin përzbatimin e programit dhe të sistemeve antipedagogjike shpesh nëkundërshtim me ato të shkollës shtetërore si dhe me ndihma të huaja. Më10 prill 1933, një grup deputetësh i paraqitën Parlamentit një mocion përndryshimin e disa neneve të Statutit Themeltar midis të cilëve edhe dyneneve që kishin të bënin me shtetëzimin e shkollave private dhemonopolizimin e arsimit nga shteti. Në mbledhjen e 10 dhe 11 prillit1933, Parlamenti ndryshoi nenin 206 të Kushtetutës, sipas të cilit, mësimidhe edukimi i shtetasve shqiptarë do të ishte një e drejtë ekskluzive eshtetit. Ai jepej vetëm ndër shkollat dhe institutet shtetërore sipas ligjit,arsimi fillor për të gjithë shtetasit shqiptarë bëhej i detyrueshëm dhe jepejfalas. Shkollat private, të çdo kategorie, që kishin vepruar deri në këtë periudhë mbylleshin. Në relacionin e Parlamentit lidhur me ndryshimin enenit 206 shkruhej se shkollat private nuk kishin përmbushur kondita tëtilla si: që burimi i mjeteve të tyre të ishte i siguruar dhe i pajtueshëm meqëllimin e shkollës shtetërore; që personeli edukues të ishte i zgjedhurprej çdo ndjesie që ishte në kundërshtim me kriteret e shtetit dhe meparimet e edukatës kombëtare, që brezi i ri duhet të zbatonte; që tëndihmonin shtetin, duke hapur shkolla në ato vende në të cilat ai nukkishte mundësi t'i hapte vetë.
SADIK MEHMETI: SHKOLLAT DHE ARSIMI NË KOSOVË 1830-1912, Instituti Albanologjik, Prishtinë: 2019, 422 f
In: Studime historike, Heft 3-4
Kolanës së studimeve albanologjike të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare më së fundi iu shtua edhe një libër i domosdoshëm nga historiani dr. Sadik Mehmeti me titull Shkollat dhe arsimi në Kosovë 1830-1912, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në vitin 2019. Studimi rrok në vetvete një fazë tepër të rëndësishme historike. Ai fillon me periudhën e Tanzimatit (1839) kur institucionet arsimore në Europë dhe në Perandorinë Osmane bëhen pjesë e agjendës politike, e qeverive dhe strategjive për edukimin e qytetarit të kohës me ndjenjën e përkatësisë shtetërore, etnike dhe fetare. Në këtë kuadër nuk mund të bënin përjashtim as institucionet arsimore në Kosovë, e cila në këtë periudhë ishte pjesë e shtetit osman.
KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR NË VITET E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (1939-1944)
In: Studime historike, Heft 1-2
Pushtimi italian krijoi rrethana të reja për Komunitetin Mysliman Shqiptar (KMSh) dhe myslimanët shqiptarë. Për interesat e luftës dhe për të mbrojtur zotërimet koloniale franceze në Afrikën Veriore, Franca vuri në përdorim kartën e myslimanizmit. Shtypi dhe radiot parisiene filluan një fushatë intensive antiitaliane drejtuar vendeve myslimane. Propaganda e tyre e paraqiste pushtimin e Shqipërisë si një përpjekje për të zhdukur të vetmin vend mysliman në Europë dhe fashizmin si një kërcënim për botën islame. Propaganda italiane u përpoq ta kundërgodiste këtë fushatë.
REAGIMI I KLERIT KATOLIK DHE VATIKANIT NDAJ MIRATIMIT TË KODIT TË RI CIVIL NË VITET 1928-1929 (SIPAS BURIMEVE DIPLOMATIKE ITALIANE)
In: Studime historike, Heft 1-2
Në kuadër të reformave me karakter oksidental, por edhe për nevojat emergjente me të cilat po përballej shoqëria shqiptare në vitet 20-të, ishte parë e domosdoshme që të ngrihej një grup pune me juristë të afirmuar, për të hartuar një Kod të ri Civil. Ky shihej si një projekt emancipues, i cili do ta fuste popullin shqiptar në rrugën e zhvillimit evropian dhe do të shkëpuste përfundimisht ndikimin e legjislacionit osman. Aplikimi i Mexhelesë (Kodit Civil Osman), tashmë konsiderohej i tejkaluar. Ndërtimi i një aparati shtetëror modern, nën shembullin e vendeve evropiane, nuk mund të kuptohej pa hartimin e një korpusi juridik bashkëkohor.
LIGJI MBI KOMUNITETET FETARE I VITIT 1929: REAGIMET E KISHËS KATOLIKE DHE VATIKANIT
In: Studime historike, Heft 1-2
Me shpalljen e Monarkisë procesi i oksidentalizimit të Shqipërisëvazhdoi me të njëjtat ritme. Korpusit juridik të legjislacionit shqiptar iushtuan ligje të reja, të cilat synonin konsolidimin e identitetit kombëtardhe të institucioneve shtetërore. Në funksion të kësaj politike bënte pjesëedhe laiciteti apo zvogëlimi i rolit të fesë në jetën publike. Spikatsidomos ligji i 9 korrikut 1929 për komunitetet fetare, i cili përmbantedispozita që u mundësonin atyre të fitonin personalitetin juridik dhe tëhartonin statutet e tyre në përputhje me Kushtetutën e Kodin Civil. Ligjigarantonte lirinë e komunitete ve fetare, duke filluar nga njohja e lirisë sëndërgjegjes dhe të fesë së individit. Ndërsa miratimi i statuteve që do tëhartoheshin nga komunitetet i takonte qeverisë. Ato hynin në fuqi pasdekretimit nga Mbreti. Klerikëve u ndalohej pjesëmarrja në jetën politike.Një aspekt tjetër i rëndësishëm ishin edhe nenet që përcaktonin të drejtate shtetit mbi komunitet fetare dhe mbi funksionarët e tyre, të cilët inënshtroheshin gjithashtu kontrollit të shtetit.
Kisha katolike në vitet e Luftës së Dytë Botërore
In: Studime historike, Heft 3-4
Në këtë artikull pasqyrohet qëndrimi i klerit dhe i Kishës KatolikeShqiptare gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ai synon tëparaqesë një panoramë mbi raportet e këtij entiteti fetar meadministratën e Italisë fashiste dhe pas kapitullimit të saj, me atë tëGjermanisë naziste. Ai synon të sqarojë disa pika delikate të këtyremarrëdhënieve, që kushtëzoheshin nga kushtet e rënda të pushtimitdhe forcave ushtarake që vepronin në kuadër të luftës, duke ishqyrtuar e analizuar ato rast pas rasti me të gjitha nuancat eqëndrimet individuale të personaliteteve më eminente të klerit katolik.
Historical View of the Ottoman Primary Education Development in Albanian Vilayets (XIX-XX)
In the Ottoman Empire, part of which were also Albanians since XV century, primary education institutions existed almost in every neighborhood, village, and city. But their functioning in an organized manner began in XIX century. This was noticed as well in England, France, Russia, and is related to the birth of nationalism. These institutions were considered a means of citizen's socializing and indoctrination with an official ideology and the spirit of obedience to the sovereign. Modernization of primary schools in the Ottoman state was a slow process. It was developed gradually through the development of the respective legislation and regulations which aimed at the establishment of an education system fulfilling the requirement of that time. A significant number of Ottoman elementary schools were established in Albanian vilayets. In these schools were educated children of the neighborhoods, villages, and towns that mostly came from Muslim families. This article elaborates upon the Ottoman primary education development in the XIX-XX Ottoman, by focusing mainly on Albanian vilayets.Keywords: Ottoman Empire, Albanian vilayets, elementary schools, modernization of education.
BASE
Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, Vëllimi III, Materiale
Emigracioni shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore
In: Studime historike, Heft 1
Ky artikull ka si qëllim të trajtojë emigracionin shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka në fokus jo vetëm emigracionin ekonomik, por dhe atë politik, grupimet, partitë dhe fraksionet e ndryshme që u krijuan ndërmjet tyre lidhur me qëndrimin ndaj regjimit komunist. Një aspekt tjetër që trajtohet në këtë artikull është raporti i emigracionit politik shqiptar me qeveritë dhe shtetet respektive, si dhe bashkëpunimi i tyre me to kundër regjimit komunist. Politika e qeverisë shqiptare ndaj emigracionit ekonomik dhe politik gjatë viteve të diktaturës është një këndvështrim tjetër që jemi përpjekur të trajtojmë në këtë artikull.