Përfundimi i Luftës Ballkanike dhe vendimet e Konferencës së Paqes i gjetën trevat veriore e verilindore shqiptare nën pushtimin serb e malazez. Ato u ndanë në njësi administrative nga nevoja për kontrollimin sa më të lehtë dhe aneksimin e tyre. Kosova nën administrimin serb u nda në pesë qarqe, kurse Peja ishte qendër administrative për rajonet e Kosovës nën administrimin malazez.
Në vitet shtatëdhjetë të shek. XX, u vendosën kontakte direkte ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kosovës. Marrëdhëniet dypalëshe gjetën konkretizim në disa fusha. Përveç marrëdhënieve tregtare u nënshkruan një varg marrëveshjesh të ndërsjella në arsim, shkencë e kulturë. Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë ishte fenomen i ri në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Për herë të parë, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët e të dy anëve të kufirit po komunikonin direkt me njëri-tjetrin në fusha jo aq fitimprurëse, por me rëndësi të veçantë për lidhjet e tyre shpirtërore e kulturore. Sinjalin për të ndërtuar politika afrimi ndërmjet Shqipërisë e Jugosllavisë, me gjithë kundërthëniet që ekzistonin në mes dy vendeve, do ta jepnin të dy udhëheqësit kryesorë të Shqipërisë e Jugosllavisë.
Dhjetëditëshi i parë i janarit të vitit 1999 shënoi një moment me rëndësi jo vetëm për Zonën Operative të Shalës, por edhe për historinë e luftës çlirimtare në Kosovë. Akti i kapjes rob të një skuadre të Ushtrisë Jugosllave (7 ushtarë dhe 1 rreshter) në fshatin Bare nga njësitet e Zonës Operative të Shalës, ndikoi në ndërkombëtarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veçanti dhe të çështjes së Kosovës në përgjithësi. Ndërkohë, luftimet në Zonën Operative të Shalës gjatë fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit të vitit 1999 morën një trajtë tjetër pas fillimit të sulmeve të NATO kundër objektivave të Ushtrisë Jugosllave. Kjo e fundit projektoi fushata ushtarake për shkatërrimin e UÇK-së, solli forca dhe armatime të reja nga Serbia, mobilizoi forca rezerviste, koordinoi njësitet e tjera të sigurisë, për të filluar një operacion ushtarak të gjerë në fillim të prillit, e cila nga pjesa e fundit e muajit në fjalë u orientua kundër Zonës Operative të Shalës përmes operacionit "Bajgora". Krimet e aparatit ushtarak-policor serb në Zonën Operative të Shalës, veprimet ushtarake të njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Shalës dhe humbjet e forcave serbe janë disa çështje të tjera të cilat do të shtjellohen në këtë studim, që paraqet pjesën e dytë të artikullit të botuar në numrin paraprak.
The paper will be dealt with Albania's stance on the demonstrations held in Kosovo in 1981, largely based on archival documents state that the Albanian Government, documents from the Archives of Kosovo, etc. There are archive documents in the archives of this site as valuable sources of historical handwriting, which help to make scientific analyzes and conclusions more reliable and more durable in the face of time and true historiographical criticism. From these documents seen numerous segments of the research of the general circumstances of the study in 1981. Based on the documents of these funds, the Republic of Albania have followed with great attention, all developments in Kosovo, and had obtained confidential data from all possible sources.! Therefore, we conclude that such a work of untreated until now (on the basis of the aforementioned documents), will be contributing part of historiography. Article visualizations:
Demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një nga ngjarjet më të rëndësishme tëhistorisë së popullit shqiptar. Në arkivat e shtetit shqiptar ekzistojnë dokumenterelevante arkivore si burime me vlerë historike të dorës së parë, të cilatndihmojnë që analizat dhe përfundimet shkencore të jenë sa më të besueshme emë të qëndrueshme përballë kohës dhe kritikës së mirëfilltë historiografike.Duke u mbështetur në dokumentet e këtyre fondeve, Tirana zyrtare ishte nëdijeni për shumë zhvillime politike që ndodhnin në atë kohë në Jugosllavi dheKosovë.
Izber Hoti u lind më 15 gusht 1948 në fshatin Revuçë afër Podujevës. Shkollën fillore, Normalen, Fakultetin Filozofik, Degën e Historisë, dhe studimet pasuniversitare i kreu në Prishtinë, ku magjistroi dhe doktoroi. Gjashtë vjet ishte mësues në Prishtinë, kurse në Institutin e Historisë së Prishtinës u punësua më 1976. Magjistroi me temën: "Prishtina dhe rrethina ndërmjet dy Luftërave Botërore", në fund të vitit 1978, ndërsa doktoroi më 1981, me temën: "Lëvizja Nacionalçlirimtare në Prishtinë dhe rrethinë 1941-1945". Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe recensoi dhe redaktoi shumë punime e vepra shkencore nga fusha e historisë. Orientimi i studimeve të prof. Hotit ishte kryesisht historia e shekujve XIX-XX, periudha historike për të cilat u bë një nga historianët e shquar shqiptarë. Nga viti 2013 edhe pse në pension, ai vijoi edhe më tej të ishte aktiv në punën shkencore. Ishte autor i Projektit "Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX" në Institutin e Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.