Suchergebnisse
Filter
4 Ergebnisse
Sortierung:
ARKITEKTURA E INSTITUCIONEVE SHKENCORE NË SHQIPËRINË E VITEVE 1940-1945
In: Studime historike, Heft 2
Artikulli jep një pasqyrë të plotë të veprimtarisë shkencore në shumë fusha kërkimore dhe një bazë të dhënash të rëndësishme të burimeve njerëzore të Shqipërisë së viteve 1940-1944. Meqenëse pjesa më e madhe e elitës shkencore të Shqipërisë, përfshirë anëtarët e këtij Instituti, u largua nga vendi me dhunë, ose u ekzekutua, u burgos dhe u internua, lexuesi ka mundësinë të kuptojë fshirjen e plotë të një brezi intelektual dhe qytetar të Shqipërisë, si dhe ndryshimin e elitave që "lulëzuan" në mënyrë dramatike në vend pas 29 nëntorit 1944. Duke krahasuar brezin që autori po u jep lexuesve dhe atë që vjen më pas, mund të kuptohet rënia e gjithanshme e veprimtarisë arsimore, shkencore dhe botuese në vend në periudhën në vijim të pasluftës deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë.
MBI CAKTIMIN E KUFIRIT NDËRMJET SHQIPËRISË DHE GREQISË
In: Studime historike, Heft 1-2
Caktimi i kufirit politik në mes shtetit të fundit ballkanik të lindur nga shpërbërja e Turqisë europiane në vitin 1913, Principatës së Shqipërisë me Mbretërinë e Greqisë, ka qenë problem i mirëfilltë i fushës së politikës së jashtme, që ka implikuar jo vetëm palët e interesuara, por edhe Fuqitë e Mëdha. Kemi të bëjmë me një marrëdhënie të vështirë në mes dy kombeve, që do të përsëritet në forma të ndryshme, pas çdo krize ballkanike dhe botërore për gati 100 vitet që pasojnë në shek. XX.