Suchergebnisse
Filter
15 Ergebnisse
Sortierung:
A VIEW IN POLITICAL -ECONOMIC TERMS BETWEEN ALBANIA AND YUGOSLAVIA IN THE PERIOD 1945-1949 (PART TWO, JULY 1947- MARCH 1948); NJЁ VЁSHTRIM NЁ TERMA POLITIKO-EKONOMIKЁ NDЁRMJET SHQIPЁRISЁ DHE JUGOSLLAVISЁ NЁ PERIUDHЁN 1945-1949 (Pjesa e dytё, korrik 1947- mars 1948)
In: Studime historike, Heft 2
Marrёdhёniet shqiptaro-jugosllave nё periudhёn 1947-1948 patёn problematika tё mprehta. Nё kёtё pjesё tё dytё tё artikullit do tё pёrqendrohemi te vijimi i varёsisё sё plotё ekonomike dhe politike tё qeverisё shqiptare ndaj Jugosllavisё, politike sanksionuar me vendimet e Plenumit VIII të PKSH-sё. Me anё tё dokumenteve arkivore, ku jo pak prej tyre paraqiten pёr herё tё parё kombinuar edhe me literaturёn bashkёkohore ndёrkombёtare, lexuesi i interesuar ballafaqohet me fakte tronditёse tё cilat pasqyrojnё mё sё miri shkallёn tepёr tё ulёt të njohurive politiko-ekonomike tё lidershipit komunist shqiptar nё marrёdhёnien me udhёheqjen jugosllave. Shqipёria, edhe pse po merrte kredi nga Jugosllavia dhe nga Bashkimi Sovjetik nё kёtё hark tё shkurtёr kohor pёr të mos pёrfunduar nё katastrofё financiare, pёrsёri ekonomia e saj dhe rrjedhimisht standardi i jetesёs sё popullit shqiptar vijonte të ishte nё nivele tepёr të ulëta. Lideri komunist shqiptar, Enver Hoxha, e tregoi veten njё vasal tё bindur tё kёrkesave jugosllave kur u parashtrua çёshtja e bashkimit tё të dyja vendeve nё njё Federatё të pёrbashkёt. Nёpёrmjet hulumtimit tё kujdesshёm të materialeve arkivore dhe tё literaturёs ndёrkombёtare, lexuesi i interesuar do tё njohё me detaje të bollshme atmosferёn politike qё ekzistonte nё atё kohё nё Shqipёri, bindjen e plotё ndaj çdo "miqёsie" tё pathyeshme me cilindo shtet komunist qё dёrgonte kredi dhe ndihma. Metodologjia e pёrdorur nё kёtё artikull ёshtё analitiko-ekonomike, bazuar nё dokumentacion arkivor dhe literaturёn kombёtare dhe ndёrkombёtare.
Një vështrim në terma politiko-ekonomikë ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë në periudhën 1945-1949 (Pjesa e parë, janar 1945 - qershor 1947)
In: Studime historike, Heft 1
Problematikat politiko-ekonomike ndёrmjet Shqipёrisё dhe Jugosllavisё kanё tёrhequr vёmendjen gjatё dy dekadave tё fundit nё qarqet studimore akademike nё Shqipёri. Duke qenё se Jugosllavia ishte partneri i parё i rёndёsishёm i Shqipёrisё sё pasçlirimit deri nё gjysmёn e parё tё vitit 1948, shumё prej problemeve të marrёdhёnies sё ngushtё dhe jetёshkurtёr qё patën tё dyja vendet, pёr mendimin tim, nuk janё trajtuar gjerësisht, aq mё tepёr nё sfondin ekonomik tё ndikimit tё madh qё ushtroi politika jugosllave mbi vendin tonё. Nё muajt e fundit tё Luftёs së Dytë Botёrore, Shqipёria ashtu sikurse edhe Jugosllavia ishin çliruar nё vjeshtёn e vitit 1944, gjashtё muaj pёrpara pёrfundimit tё Luftёs së Dytë Botёrore. Duke qenё se lidershipi i ri jugosllav kishte "sponsorizuar" jo pak politikisht nё krijimin e Partisё Komuniste Shqiptare dhe madje kishte menaxhuar tё gjithё situatёn politike tё forcёs kryesore nё pushtetin e ri, nёpёrmjet mekanizmave tё tёrё ekonomikё, arriti brenda dy vjetësh tё kishte kontrollin e plotё ekonomiko-politik mbi Shqipёrinё. Sistemi politik jugosllav nuk ndryshonte nё fillimet e veta nga modeli sovjetik, por udhёheqёsi i atij vendi Josip Broz Tito kishte "mendjen" e tij pёr sa i pёrkiste rrugёs qё do tё ndiqte Jugosllavia nё realitetin e ri tё marrёdhёnieve ndёrkombёtare që po kristalizohej. Enver Hoxhёs i interesonte mbrojtja e njё vendi mё tё fuqishёm se Shqipёria qё tё mbijetonte politikisht, paçka se ekonomikisht do tё ishte gjithnjё i varur nga kreditё dhe ndihmat qё do t'i jepeshin. Titos i interesonte pavarёsia politike e rrjedhimisht ekonomike pёr tё qenё njё zё i rёndёsishёm nё marrёdhёniet ndёrkombёtare nё fillimet e Luftёs sё Ftohtё. Artikulli qё po paraqesim ёshtё i mbёshtetur nё metodologjinё analitiko-krahasuese, gёrshetuar me dokumentacion arkivor dhe literaturё kombёtare e ndёrkombёtare pёr tё sjellё nё vёmendjen e studiuesve dhe jo vetëm, dallimet thelbёsore nё mёnyrёn se si u menaxhua pushteti nё kёto dy vende.
Kreditë sovjetike akorduar Shqipërisë në periudhën 1945-1960
In: Studime historike, Heft 1
Marrëdhëniet politike, diplomatike dhe mbi tё gjitha ekonomike meBashkimin Sovjetik ishin guri i themelit tё çdo politike tё hartuar ngaregjimi komunist shqiptar deri nё fundin e vitit 1960. Qё pas çlirimittё Shqipërisë mё 29 nёntor 1944, dhe gjatё gjithё epokёs sё ndarjes sёEuropёs dhe botёs nё dy kampe, Shqipёria do t'i qёndronte mefanatizёm deri nё fundin e regjimit komunist, modelit stalinist.Marrёdhёniet politiko-ekonomike me Bashkimin Sovjetik dhe marrja ekredive tё shumta nga ky vend, ishin jetike pёr mbajtjen gjallё tёregjimit komunist nё Shqipёri. Ёshtё njё fakt i pamohueshёm historikdhe rrjedhimisht ekonomik, se ishin pikёrisht ndihmat dhe kreditё qёmori shteti shqiptar nga Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe RepublikaPopullore e Kinёs faktorёt kryesorё tё jetёgjatёsisё 45-vjeçare tёdiktaturës komuniste nё Shqipёri. Ideologjia ishte njё faktor dytësornё politikёn e jashtme tё shtetit shqiptar nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё.Gjithçka bёhej mё sё shumti pёr pёrfitime ekonomike pёr tё mbajturnё kёmbё "mёsimet" e marksizёm-leninizmit dhe pastёrtinё komuniste.Artikulli qё po ju paraqesim pёrfshin njё hark kohor prejpesёmbёdhjetё vjetёsh 1945-1960 mbi ndihmat e mёdha ekonomikedhe kreditё qё iu akorduan Shqipёrisё nga Bashkimi Sovjetik.Artikulli ёshtё i mbёshtetur kryesisht nё burime primare autentikearkivore shqiptare, ku shumica e tё cilave pasqyrohen pёr herё tёparё dhe nё literaturё kombёtare dhe ndёrkombёtare qё pasqyron tëdhёna interesante pёr kёtё periudhё. Nёpёrmjet hulumtimit tёkujdesshёm tё tyre jam pёrpjekur tё jap pёrgjigje tё mbёshtetura nёargumente tё cituara pёr herё tё parё se pёrse Shqipёria u rreshtuatotalisht nё anёn e Bashkimit Sovjetik dhe çfarё pёrfitoi nga tutelasovjetike lidershipi komunist duke pёrjashtuar totalisht çdo mundёsitё bashkёpunimit ekonomik dhe politik me Perёndimin. Metodologjiae pёrdorur nё kёtё artikull ёshtё analitiko-pёrshkruese lidhur me njёnga periudhat mё thelbёsore tё pushtetit komunist nё Shqipёri.
KREDITЁ SOVJETIKE AKORDUAR SHQIPЁRISЁ NЁ PERIUDHЁN 1945-1960 (Pjesa e dytё)
In: Studime historike, Heft 2
Pjesa e dytё e artikullit "Kreditё sovjetike akorduar Shqipёrisё nё periudhёn 1945-1960", pёrqendrohet mё sё shumti te pasojat qё pati nё politikёn ekonomike dhe tё jashtme tё shtetit shqiptar nё vitin 1960. Nё kёtё hark kohor tё shkurtёr, politika e Enver Hoxhёs dhe e klikёs sё tij, duke ndier presionin e madh ekonomik nё tё cilin e kishte vendosur udhёheqja sovjetike veçanёrisht nё gjysmёn e parё tё vitit 1960, detyroi liderin komunist shqiptar tё shihte me pёrparёsi absolute marrёdhёniet e vёshtira qё po kalonin dy shtetet gjigante tё komunizmit botëror: Bashkimi Sovjetik dhe Republika Popullore e Kinёs. Do tё ishte nё fakt kjo pёrplasje ndёrmjet kёtyre shteteve pёr supremaci nё Kampin Socialist dhe nё marrёdhёniet ndёrkombёtare, qё do tё jetё "varka e shpёtimit" për pushtetin e Enver Hoxhёs. Ai pati vёrtet fatin e madh t'i mbijetonte presionit ekonomik dhe rrjedhimisht politik tё Bashkimit Sovjetik vetёm falё çarjes sё fortё nё marrёdhёniet sovjeto-kineze. Nё kёtё pjesё tё dytё tё artikullit, bazuar nё dokumente autentike arkivore shqiptare tё cilat kanё qenё tё paaksesueshme pёr njё kohё tё gjatё, u paraqiten studiuesve dhe jo vetёm, tё dhёna tё paimagjinueshme dhe u jepen pёrgjigje shumё dilemave se si shpёtoi pa i hyrё "gjemb nё kёmbё" Enver Hoxhёs nga pёrplasja qё ai pati me liderin sovjetik Nikita Hrushov dhe me tё gjithё Kampin Socialist, i cili u rreshtua nё krah tё Bashkimit Sovjetik nё konfrontimin e kёtij të fundit me Kinёn. Artikulli ёshtё historiko-analitik, ku i bёhet njё analizё e plotё situatёs ekonomike tё Shqipёrisё dhe jepen arsyet e mbijetesёs sё saj ekonomike e rrjedhimisht politike nё kёtё fazё tё Luftёs sё Ftohtё.
MARRЁDHЁNIA E NGUSHTЁ SHQIPЁRI-KINЁ GJATЁ LUFTЁS SЁ FTOHTЁ DHE "TEORIA E TRI BOTЁVE"
In: Studime historike, Heft 3-4
Nё fillimin e viteve '60 tё shek. XX, acarimi i marrёdhёnieve politike ndёrmjet Bashkimit Sovjetik dhe Republikёs Popullore tё Kinёs kishte ardhur si "varkё shpёtimi" pёr pushtetin personal tё Enver Hoxhёs. Te Shqipёria e vogёl, Republika Popullore e Kinёs duket se kishte gjetur zёdhёnёsen e saj politike, por edhe kulturore nё kontinentin evropian. Ajo qё kishte afruar mё sё shumti Shqipёrinё dhe Kinёn ishte padyshim faktori ideologjik dhe nё njё farё mase edhe ai gjeografik pёr shkak tё pozitёs sё Shqipёrisё nё Ballkan. Politika e destalinizimit e iniciuar nga Nikita Hrushovi me fjalimin e famshёm sekret nё Kongresin XX tё Partisё Komuniste tё Bashkimit Sovjetik nё shkurt tё 1956-ёs mbi krimet e Stalinit, kishte tronditur udhёheqjet komuniste tё Tiranёs dhe tё Pekinit. Krahas pёrplasjeve ideologjike ndikuan jo pak edhe faktorёt gjeografikё, historikё, personalё, kontekstualё dhe ekonomikё.
VARËSIA E MBIJETESЁS EKONOMIKE TЁ SHQIPЁRISЁ NGA NDIHMAT DHE KREDITЁ E KAMPIT SOCIALIST DHE TЁ REPUBLIKЁS POPULLORE TЁ KINЁS 1956-1962
In: Studime historike, Heft 1-2
Viti 1956 shënon një tjetër afrim të marrëdhënieve të Republikёs Popullore të Shqipёrisё [mё tej: RPSH] me Republikёn Popullore të Kinёs [mё tej: RPK]. Pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Enver Hoxha do të fillonte të kthente sytë përherë e më tepër nga RPK e Mao Ce Dunit. Kina nga ana e saj po shikonte tek Shqipëria një urë të rëndësishme në Evropë. Pas konferencës së Gjenevës të vitit 1954, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin thelluar izolimin ndërkombëtar të RPK-sё. Nga ana e tij, Enver Hoxha i kishte mbijetuar politikisht Konferencës së Partisë të Tiranës, të prillit 1956.
VEPRAT E PARA TË MЁDHA TË NDЁRTUARA NЁ SHQIPЁRI ME KREDITЁ KINEZE (1963 - 1965)
In: Studime historike, Heft 3-4
Gjysma e parё e viteve '60 tё shekullit XX, ishte domethёnёse nё marrёdhёniet shqiptaro-kineze. Pas braktisjes sё miqёsisё tё "pathyeshme" me Bashkimin Sovjetik [mё tej: BS], epublikёs Popullore tё Shqipёrisё [mё tej: PSH] i kishte mbetur ku të mbёshtetej ekonomisht vetёm epublika Popullore e Kinёs [mё tej: PK]. Siç e kam nёnvizuar edhe nё artikujt e tjerё tё botuar nё revistёn "Studime historike", lidhur me marrёdhёniet shqiptaro-kineze, nё njё periudhё pesёmbёdhjetё vjeçare (1961-1975), RPSH mori nga RPK mbështetje të madhe financiare me anë të kredive me interesa favorizuese. Nё kёtё artikull, do tё ndalem tek njё hark kohor dyvjeçar pёr tё sjellё nё vёmendjen e studiuesve dhe lexuesit tё interesuar pёr kёtё fushё, informacione tё reja qё kanё tё bёjnё me mënyrën sesi Kina i dha Shqipërise kredi pёr tё ndёrtuar vepra tё mёdha industriale dhe pёrse kёto vepra ishin të papёrballueshme ekonomikisht nga ana e Shqipёrisё.
PROBLEMATIKA SHQIPTARO-KINEZE NË INFORMACIONET E DIPLOMATËVE SHQIPTARË (1971-1977)
In: Studime historike, Heft 1-2
Marrëdhëniet shqiptaro-kineze në vitet '70 fituan një specifikë të veçantë. Duke qenë se ishte i vetmi vend aleat që i kishte mbetur Shqipërisë, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në sytë e publikut dukeshin mjaft të mira. Megjithatë, nga hulumtimi i kujdesshëm i arkivave në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Arkivin Qendror të Shtetit nё Tiranё, relacionet e shumta që kanë dërguar diplomatët shqiptarë jo vetëm në Kinë, por edhe nga vende të tjera ku shërbenin në Evropë dhe në botë, gjërat nuk ishin aq të thjeshta. Udhëheqja komuniste shqiptare tjetër panoramë i paraqiste publikut shqiptar ndërkohë që diplomatëve të saj, kur ishte fjala për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, u jepte udhëzime të ndryshme.
DORЁHEQJA E DETYRUAR E ENVER HOXHЁS SI KRYEMINISTЁR I RPSH-SЁ DHE KREDIA E PARË KINEZE AKORDUAR SHQIPËRISË, 1954
In: Studime historike, Heft 3-4
Burimet historike në lidhje me Shqipërinë e periudhës së Luftës së Ftohtë vijojnë gjithnjë të na surpizojnë. Duke qenë se marrëdhëniet me Kinën kanë qenë prej afro një dekade në fokusin e studimeve të mia, përmirësimi i vazhdueshëm i njohurive personale në lidhje me këto marrëdhënie, mbetet gjithnjë pasion. Zbulimi i fakteve të reja lidhur me këtë periudhë më shtyu që të rishikoj disa nga tezat e mia në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-kineze, për të cilat kam shkruar edhe më herët. Në këtë artikull, jam përqendruar në një vit kritik përsa i përket zhvillimeve politike të brendshme dhe ndёrkombёtare dhe personalisht Enver Hoxhës dhe fatit të fillimit tё afrimit të plotë të Shqipërisë së udhëhequr prej tij me Republikën Popullore të Kinës [më tej: RPK].
KREDIA E FUNDIT KINEZE PЁR SHQIPЁRINЁ (1974-1975) - PRELUD I PRISHJES SЁ MARRЁDHЁNIEVE MES DY VENDEVE. DILEMAT SHQIPTARE NЁ MARRЁDHЁNIET ME KINЁN
In: Studime historike, Heft 1-2
Gjysma e parё e viteve '70 tё shek. XX ishte dinamike pёrsa i pёrket marrёdhёnieve ndёrkombёtare dhe ndryshimeve qё ndodhёn nё Evropё dhe nё botё. Shqipёria komuniste vijonte tё kishte marrёdhёnie tё ngushta vetёm me Kinёn e madhe. Pas vizitёs sё presidentit amerikan Riçard Nikson (Richard Nixon) nё Pekin, nё shkurt tё vitit 1972, Tirana zyrtare kishte filluar tё mbante njё qёndrim tё ftohtё nё marrёdhёniet me Kinёn. Madje, Enver Hoxha nuk kishte ngurruar ta quante vizitёn e Niksonit si tradhti ndaj marksizёm-leninizmit, duke u shprehur nё ditarin e tij pёr Kinёn: "Kinezёt kanё devijuar ashtu si Hrushovi".
KREDITЁ DHE NDIHMAT KINEZE PЁR SHQIPЁRINЁ (1956-1975)
In: Studime historike, Heft 3-4
Mё 7 korrik 1978, Sekretari i Parё i Komitetit Qendror tё Partisё sё Punёs të Shqipёrisё Enver Hoxha, kryeministri Mehmet Shehu dhe Nesti Nase ministёr i Jashtёm i RPSSH-sё, marrin njё telegram urgjent nga Pekini prej ambasadorit Behar Shtylla ku njoftoheshin nё lidhje me vendimin e qeverisё kineze pёr ndёrprerjen e çdo ndihme dhe kredie ndaj Shqipёrisё. Në notёn dёrguar ambasadёs shqiptare, Kina pretendonte se i kishte akorduar ndihma dhe kredi Shqipёrisё shumё se 10 miliard yuan. Nga kjo ndihmё kolosale, nё Shqipёri, ishin ndёrtuar plotёsisht 91 objekte, 23 të tjera ishin nё pёrfundim e sipёr dhe 17 nё projektim apo nё shqyrtim.
Përpjekjet e qeverisë shqiptare për të arritur industrializimin e vendit me anë të veprave të fundit madhore nga Kina në Shqipëri 1966-1973
In: Studime historike, Heft 1-2
Industrializimi si proces i ka kushtuar jashtëzakonisht shumё njerёzimit. Nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё, Republika Popullore e Shqipёrisё, veçanёrisht nё gjysmёn e dytё tё viteve '60 deri nё gjysmёn e parё tё viteve '70 filloi njё proces tё ethshёm shpenzimesh marramendёse ekonomike pёr tё arritur industria-lizimin e vendit edhe pse nuk kishte patur asnjё lloj eksperience nё kёtё fushё. Artikulli i mёposhtёm pёrpiqet tё tregojё pёrpjekjet e ethshme tё shtetit komunist shqiptar pёr tё marrё sa mё shumё kredi dhe ndihma nga Republika Popullore e Kinёs nё mёnyrё qё tё arrihej brenda njё kohe tё shkurtёr procesi i industrializimit tё vendit. Artikulli ёshtё mbёshtetur nё metodologjinё kёrkimore-shkencore ku shumica e tё dhёnave i paraqiten pёr herё tё parё publikut tё interesuar pёr kёtё temё. Gjithashtu, ndёrthurja e dokumenteve arkivore me literaturёn ndёrkombёtare sjell njё qasje origjinale krahasuese tё subjektit shkencor tё paraqitur nё kёtё artikull. Artikulli shpjegon arsyet se pёrse Shqipёria e kishte tё pamundur tё industrializohej nё njё kohё kaq tё shkurtër, siç e kёrkonte udhёheqja komuniste shqiptare dhe nё fund jepen arsyet e dёshtimit industrial tё Shqipёrisё me gjithё kreditё dhe ndihmat kolosale tё ardhura nga Republika Popullore e Kinёs.
The fall of the Albanian - Chinese Relations 1971-1978
In: Iliria international review, Band 6, Heft 1, S. 107
ISSN: 2365-8592
The Albanian - Chinese relations in the years of the Cold War were thrilling as much as dramatic. The age of their flourish in the '60-ies, unfortunately did not last for long. The Albanian sponsorship that China be admitted in the UN with full rights was a test that Enver Hoxha should exploit for the good of the Albanian people. It was a historic and unrepeated opportunity for little Albania to escape the political and economic impasse since the breakup of relations with the Soviet Union in 1961. The incompetence of the Albanian leadership to understand the trends of the age would mark the following political failure of Albania and would influent in the total isolation of the country. It's not difficult to understand that Albania had historic opportunities to join the Western side but chose to align with the Eastern bloc. The beginnings are with sensational approach with Tito's Yugoslavia. After that the Albanian political leadership kept Albania under the umbrella of the Soviet Union and at the end with China. After the end of the relations with China in 1978, Albania paved the way of the total isolation. The secret visit of the President Nixon's national security adviser Dr. Kissinger to China in July 1971 was interpreted by the Albanian communist leader as a betrayal of the Marxist ideology. Enver Hoxha responded with a harsh and rude letter on August 6th 1971 urging China to not accept the visit of President Nixon the following year. This was the first major break in the relations between the two countries. Since then, the help from China for the weak Albanian economy would decline till the unavoidable break of July 1978. The methodology used in this paper is strictly comparative history analyzing the way diplomacy and politics should work to achieve the set aim.
World Affairs Online